U ankuan për mungesë kushte në minierë, sindikata e minatorëve takohen me kryeshefin dhe kryesuesin e bordit të Trepçës

U ankuan për mungesë kushte në minierë, sindikata e minatorëve takohen me kryeshefin dhe kryesuesin e bordit të Trepçës
Minatorët e Trepçës vazhdimisht ankohen për mungesë të kushteve të punës.
Ditë më parë një minator publikoi edhe foto nga vendpunishtja në korizontun e 9-të, ku tregoi për mungesë të kushteve dhe mbi të gjitha minatori u ankua edhe për mungesë të sigurimit shëndetësor.
Sot kryeshefi i ndërmarrjes dhe kryesuesi i ndërmarrjes Trepça priti sindikatën e minatorëve, me të cilët diskutoi për ngritjen e kushteve dhe performancës në miniera.
Postimi i plotë nga ndërmarrja:
Sot më datën 29.03.2023 Kryesusi i Bordit Mbikeqyrës të ndërmarrjes Trepça Sh.a z.Bahri Hyseni dhe Kryeshefi Ekzekutiv z.Enis Abdurrahmani pritën në takim Sindikatën e Panvarun të Minatorëve të Trepçes.
Në këtë takim u diskutua për ngritjen e kushteve dhe performancës në miniera.








