Dukato 2
KOSOVËLAJME

Çitaku: Një Qeveri pa adresë, pa ambicie, pa vizion, pa guvernator, pa kryeprokuror, pa bord të Trustit, pa rritje të pagave

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti 2 duke thënë se është një ekzekutiv “pa vizion” dhe pa ambicie.

Medi

Sipas ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo qeveri ka lënë Trustin pensional pa bord.

Më tej, ajo ka aluduar se shteti i Kosovës është ende me ushtrues detyre të kryeprokurorit të Shtetit.

Gjithashtu, sipas Çitakut, Qeveria Kurti 2 nuk i ka rritur pagat.

Postimi i plotë:

“Një Qeveri pa adresë. Pa ambicie. Pa vizion. Pa Guvernator. Pa Kryeprokuror. Pa bord të Trustit. Pa rritje të pagave. Pa, pa, pa. Papaaaaa✋✋”, ka shkruar Çitaku në rrjetin e saj social, Facebook.

Active