Nënkryetari Zhegrova: Thirrjes për protestën e 2 prillit po i përgjigjen të gjithë në Vushtrri

Nënkryetari Zhegrova: Thirrjes për protestën e 2 prillit po i përgjigjen të gjithë në Vushtrri
Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Shpetim Zhegrova, ka vizituar menaxhmentin dhe punëtorët e ndërmarrjes publike “Përparimi”.
Përmes një postimi, Zhegrova ka shkruar se ka marrë mbështetje nga stafi i kësaj ndërmarrje për pjesëmarrje në protestën e 2 prillit, “Marshojmë për Drejtësi”.
Ndërsa gjatë ditës ai së bashku me kryetarin Idrizi kanë marrë mbështetjen edhe nga institucionet tjera për këtë marsh që lidhet me fillimin e gjykimit të çlirimtarëve që ndodhen në gjykatën e Hagës.
Postimi i plotë:
MARSHOJMË PËR DREJTËSI
Thirrjes “Marshojmë për drejtësi” sot ju bashkua edhe ndërmarrja publike lokale NPL “Përparimi” me kryeshefin dhe gjithë stafin e kësaj ndërmarrje!
#LiriakaEmër








