Premium Store
KOSOVËLAJME

Muja raporton për një Kallëzim Penal për disa zyrtarë që dyshohet se i dhanë zonat me pasuri minerare të Trepçës tek një firmë private

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë të ditur se ka pranuar letrën e konfirmimit se është regjistruar kallëzim penal ndaj disa ish-zyrtarëve.

Ai ka publikuar emrat e ish-zyrtarëve për të cilët bëhet fjalë në këtë kallëzim penal.

Dukato 1

“Sot pranova letër konfirmimin nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për regjistrimin e Kallzimit penal për mashtrim në detyrë, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të informacioneve zyrtare kundër Ish-Drejtorit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) z.Ramiz Krasniqi, ish-anëtarëve të Bordit të KPMM Musa Shabani, Festim Kutllovci, Azem Rexhaj, Kemajl Zeqiri, Avdi Konjuhi dhe ish-Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë z. Vesel Krasniqi.”, ka shkruar Muja.

Ai ka thënë se të lartcekurit dyshohen se kanë shkelur Ligjin për Miniera dhe Minerale duke i dhënë Zonat e interesit të Ndërmarrjes Trepça një investitori privat.

“Të lartcekurit dyshohen se përmes mashtrimit dhe keqpërdorimit kanë shkelur Ligjin për Miniera dhe Minerale duke i dhënë Zonat e interesit të Ndërrmarrjes Trepça një investitori privat. Të njëjtët, rezervat minerale të plumbit dhe zinkut të Trepçës në Zjaqë, Vllahi, Gumnishtë, që vlerësohen rreth 7, 650,000 milionë ton, në vlerë tregu prej rreth 1 miliardë euro, ja kishin dhënë një firme private.”, thotë ai.

Ai ka thënë se zyrtarët e përmendur janë zgjedhur nga përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe NISMA-s.

“Të gjithë zyrtarët e lartëcekur dyshohen se si fiduciarë të zgjedhur nga përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe NISMA-s me këto vendime tjetërsuan zonat e dedikuara për Trepçën, duke e zhveshur nga rezervat e saj pas miratimit të Ligjit për Trepçën, me synimin tjetër nga ai publik për të cilin duhet të kujdeseshin.”, ka thënë Muja.

Premium Store