Qeti i Torcidës fton të rijntë mitrovicas të protestojnë me 2 prill në përkrahje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë

Ish ushtari i UÇK-së dhe themeluesi i Torcidës, Shefqet Begu – Qeti ka ftuar të gjithë të rinjtë mitrovicas të protestojnë me 2 prill.
Qeti përmes një postimi ka shkruar se çlirimtarët që po gjykohen në Hagë, janë simbol i luftës së pastër të UÇK-së, dhe se ne e kemi për obligim që ta mbrojmë me përkushtim këtë të vërtetë historike.
Postimi i plotë:
Lufta e UÇK-së është krenaria jonë kombëtare që solli lirinë dhe më pas pavarësinë dhe sot ideatorët e udhëheqësit e krenarisë sonë po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Unë Shefqet Begu Qeti, si themelues i grupit të tifozëve “Torcida” i ftoj të gjithë të rinjtë e Mitrovicës dhe të Kosovës më 2 prill nga ora 14:00 do të jemi në Prishtinë për t’iu bashkuar marshit gjithëpopullor për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, të organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë, janë çlirimtarët tanë, janë simbol i luftës së pastër të UÇK-së, dhe ne e kemi për obligim që ta mbrojmë me përkushtim këtë të vërtetë historike derisa drejtësia të vihet në vend.







