“Bereqeti” me Dijanetin e Turqisë dhurojnë jakne e këpucë edhe për nxënësit e shkollave “A.Z. Çajupi” dhe “Shaban Idrizi”

Shoqata “Bereqeti”, dega në Mitrovicë në bashkëpunim me Dijanetin e Republikës së Turqisë i ka dhuruar 100 palë këpucë dhe 60 jakne nxënësve të shkollës fillore “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Me 100 palë këpucë e 60 jakne u pajisën nga këto dy etnitete edhe nxënësit e shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Sot gjatë ditës “Mitropol” poashtu raportoi se veshmbathje e jakne u ndanë edhe për vogëlushët e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”.
Shoqata “Bereqeti” në Mitrovicë udhëhiqet nga hoxha Cena Bala bashkë me hoxhën Armend Haxhiu.







