Medi
KOSOVËLAJME

Krasniqi rrëfen torturat nga regjimi serb: Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet

Në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Venkatesëari Alagendra, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e ka radhën për të bërë deklaratat hyrëse për rastin.

Pas saj, fjalën e ka marrë vetë Krasniqi, i cili ka filluar fjalimin me disa fakte rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka thënë se kjo është e domosdoshme për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Premium Store

Ish-kryeparlamentari i Kosovës ka rrëfyer dhunën që është ushtruar ndaj tij nga regjimi serb gjatë demonstratave në vitet e 80’ta, ku sipas deklaratës së tij, duart dhe këmbët i kishte gjithmonë të ënjtura nga rrahjet.

“U ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje 81/82 kam përjetuar tmerre që s’përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Pas dy proceseve të hetuesisë më dënuan dy herë.  Më 81-ën me dënuan me 14 vjet burg, 92 me 15 vjet burg. I përmenda torturat që u ushtruan ndaj meje për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të Jugosllavisë që ishin përgjegjës për tortura pskike dhe fizike, që përjetova gjatë asaj kohe nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mia, i kam lënë të qetë që t’i brejë ndërgjegjja për veprimet e tyre kriminale”.

Pas kësaj, Krasniqi foli edhe për akuzën e tanishme në Speciale.

“S’e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje, burgosje, tortura, dëbime. Unë e urrej dhunën, vrasjet, torturat, dënimet jo veç pse janë ushtruar ndaj popullit tonë dhe ndaj meje personalisht, por sepse i konsideroj si tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën le t’iu thotë se unë Jakup Krasniqi asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, asnjë burgosje, asnjë formë presioni ndaj kujtdo qoftë”.

Dukato 1