Medi
KOSOVËLAJME

“Gjuajte me armë dhe taktizim”, Musliu: Në Rashkë po përgatiten dy grupe për destabilizimin e veriut

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se dy grupe në Rashkë për përgatiten për destabilizimin e veriut

Ajo ka treguar se këto grupe për stërviten në gjuajtje me armë dhe taktizim.

Weelnes

Deputetja e PDK-së ka thënë se këto informacione ua ka konfirmuar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI-ja po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahjen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion. Është e konfirmuar që dy grupe janë duke u stërvitur në Rashkë e që mund të merren me veriun e Kosovës, ka stërvitje gjuajte me armë, taktizim”, ka thënë ajo pasi drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, ka raportuar në këtë komision.

Për gjendjen në veri, ajo ka fajësuar të ashtuquajturën Organizatë e Mbrojtjes Civile dhe Listën Serbe.

“E ashtuquajtura Organizatë e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe në vazhdim kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë. Atje vazhdon djegia e veturave të qytetarëve serbë me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presoni është rritur ndaj qytetarëve serbë që nuk i binden Listës Serbe”, ka thënë Musliu, raporton EO.

Active