Premium Store
KOSOVËLAJME

Lista Serbe në Kuvend, Abazi debaton me njërin prej të pavarurve: Vjen veç për para, a doni me ia shti flakën naj kerri

Në Kuvendin e Kosovës sot janë rikthyer deputetët e Listës Serbe.

Pas pesë muajve mungesë, të njëjtit u kthyen një muaj para se mandati t’u bëhej i pavlefshëm për shkak të mungesës së pandërprerë.

Të enjten ata kanë zënë sërish ulëset e tyre në Kuvend.

Active 1

Rikthimi i tyre është përcjellë edhe me debat mes deputetësh. Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, që iu drejtua deputetit të regjistruar si i pavarur, Adem Hoxha me akuza se në Kuvend vjen “veç për para”.

Po ashtu Abazi i është drejtuar Hoxhës, i cili ndonëse i regjistruar si i pavarur është pjesë e GP të Listës Serbe, edhe me fjalët se “a po doni t’ia shtini flakën naj kerri”.

Dukato 1