
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njofton Zyra e Kryeministrit.
Siç njofton Zyra e Kurtit, në këtë takim është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, të nënshkruar më 18 mars në Ohër, si dhe, për takimin e ekipeve teknike që u mbajtë në Bruksel, më 4 prill.








