Premium Store
02EKONOMI

Hamza nga terreni: Duhet krijuar vende të reja pune që djemtë dhe vajzat tona të mos e braktisin Mitrovicën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës ka qëndruar sot në terren në vizitë tek një kompani ndërtimore që ka 400 të punësuar, shkruan Mitropol.

Në këtë vizitë Hamza potencoi se duhet lënë mënjanë dallimet dhe të punohet së bashku për ta kthyer qeverisjen komunale në rrugën e duhur.

Pellini

“Ne duhet të krijojmë vende të reja të punës që djemtë dhe vajzat tona të mos e braktisin Mitrovicën për një jetë më të mirë diku tjetër, por të qëndrojnë dhe të punojnë këtu, pranë familjeve të tyre”, tha mes tjerash Hamza.

Postimi i plotë:

Është kënaqësi e madhe kur shohim biznese të suksesshme të Mitrovicës si TehnoBurimi, që me këmbëngulësi dhe punë të pandalshme kanë arritur të rriten dhe të bëhen konkurruese në tregun vendor dhe rajonal. Kjo kompani sot është burim i të ardhurave për qindra familje të Mitrovicës dhe ka mbi 400 të punësuar.

Qytetarët e Mitrovicës, bizneset e Mitrovicës, kanë nevojë për një qeverisje komunale që iu shërben më mirë, që punon më shumë dhe më shpejtë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Problemet e vërteta të qytetit tonë janë lënë pas dore për një kohë të gjatë. Ne tani duhet t’i lëmë mënjanë dallimet dhe të punojmë së bashku për ta kthyer qeverisjen komunale në rrugën e duhur. Ne duhet të krijojmë vende të reja të punës që djemtë dhe vajzat tona të mos e braktisin Mitrovicën për një jetë më të mirë diku tjetër, por të qëndrojnë dhe të punojnë këtu, pranë familjeve të tyre.

Bashkë për Mitrovicën!

Aquapark 2