
Ndertesa e Komunes se Mitrovices. 10.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla
Instituti GAP ka publikuar grafikën e realizimit të investimeve kapitale nëpër komuna.
Kësisoj, gjatë vitit 2022, shkalla e realizimit të investimeve kapitale nga niveli qendror dhe ai lokal ishte rreth 60%.
Sipas grafikonit komuna e Mitrovicës ka realizuar 85% të investimeve kapitale, shkruan Mitropol.
Lidere del të jetë Ferizaji në krye me Agim Aliun dhe Malisheva me Ekrem Kastratin me 100%.









