Medi
KOSOVËLAJME

Presidentja Vjosa Osmani sot ka dekretuar 29 gjyqtarë të rinj

Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani sot ka dekretuar 29 gjyqtarë, shkruan Mitropol.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Weelnes

Presidentja Osmani ka theksuar se në konsolidimin shtetëror, sistemi i drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm, prandaj ne po punojmë fortë që ky sistem të jetë i pavarur, i drejtë, i paanshëm, dhe i cili siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Koha