Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Pensionohen dy kontribuesit e zellshëm të arsimit, Sabri Mustafa dhe Tefik Uka

 

Pas kontributit të shquar në arsim për dekada me radhë, sot janë pensionuar dy figura të arsimit në fshatin Kçiq të Mitrovicës, Sabri Mustafa dhe Tefik Uka.

Weelnes

Sabri Mustafa ka qenë arsimtar i lëndës së historisë ndërkaq Tefik Uka, bibliotekist në këtë shkollë, shkruan “Mitropol”.

Ata kanë shërbyer në edukimin e brezave të tërë në mënyrë të palodhshme, me ç’rast çdoherë janë njohur si personalitete me plot energji e vullnet.

Me rastin e 65 vjetorit të lindjes së tyre dhe pensionimit ata u uruan nga familjarë, miq e kolegë dhe jo vetëm.

Karrierën e tyre ata e përmbyllën në SHFMU “Bislim Imeri”, ku edhe u përshëndetën dhe përcollën me shumë respekt e dashuri nga nxënësit e shkollës.

Kontributi i tyre është vlerësuar lartë edhe nga Valon Brahimi, ish-nxënës i kësaj shkolle, tash drejtor komunal./Mitropol

Active