Aurora Group
KOSOVËLAJME

Franca për marrëveshjen për të pagjeturit: Thelbësore për pajtimin Kosovë-Serbi

Hap konkret drejt përfundimit të periudhës së zisë dhe thelbësore për pajtim e ka quajtur Franca dakordimin që Kosova dhe Serbia kanë bërë ditë më parë për marrëveshjen për të pagjeturit.

Në një reagim të premten në Facebook, Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se marrëveshja “ua mundëson familjeve të viktimave të shpresojnë të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre dhe më në fund të mund të mbyllin periudhën e zisë që ndonjëherë ka zgjatur më shumë se tridhjetë vjet”.

Active 1

Duke njoftuar po ashtu se Franca do t’i ndajë 100 mijë euro për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të gjetur, identifikuar dhe kthyer të zhdukurit në familjet e tyre, ambasada e ka cilësuar këtë çështje “thelbësore për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Më 4 prill, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në Bruksel. Pas takimit, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u shpreh se ka pajtim për deklaratën për personat e zhdukur, si dhe ka paralajmëruar miratim të saj në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në këtë deklaratë do të përdoret termi “të zhdukurit me dhunë”.

Sipas Andin Hotit, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, marrëveshja nënkupton se Serbia do të hapë arkivat dhe do t’i prezantojë dokumentet sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur.

Active