Active 2
KOSOVËLAJME

Agim Veliu-Albin Kurtit: Je një mashtrues me kravatë!

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka hedhur kritika në drejtim të Albin Kurtit sa i përket dy viteve qeverisje.Veliu tha se Kurti bëri gjithçka për të ardhur në pushtet, duke shkaktuar edhe gjakderdhje.

“Albin qove shume pluhur e tym, shkaktove edhe gjakdardhje derisa erdhe ne pushtet. Derisa u ule aty ku je i pergjake edhe rrugët me gjakun e atyre që te besuan verbërisht. I bëre te gjitha derisa erdhe në pushtet. Erdhe me moton “qëllimi justifikon mjetin”.

Dukato 1

“Erdhe me premtime të mëdha për ta çkapur shtetin. Për dy vjet vetem shkaktove kriza dhe varfërove popullin. Erdhe me logjikën e dikatorit që sa më shumë te varfërosh popullin aq më shumë të nënshtrohet. Sot kemi një Albin mashtrues me kravatë” tha Veliu në Kuvend.

Dukato 1