Aurora Group
02LAJME

Tronditëse: 5 vjeçari i vrarë sonte në Vushtrri është Briljant Krasniqi

Vushtrria sonte është tronditur nga një rast i rëndë ku një fëmijë ka arritur pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë.

Para pak minutash u raportua për rastin e rëndë ku një fëmijë mbeti i vrarë me plumb në kokë në fshatin Begaj të Vushtrrisë.

Aurora Group

Mësohet se bëhet fjalë për Briljant (Berat) Krasniqi.

Vdekjen e një fëmiu e konfirmoi doktori kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë.

“Mund të konfirmoj se fëmiu ka arritur në Spital pa shenja jete, dhe më pas i është dorëzuar forenzikës në Mjekësinë Ligjore” – tha doktori kujdestar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë  nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.” – deklaroi Zahiti.

Po ashtu Zahiti tha se nuk ka të arrestuar për rastin e rëndë./Veriu.info/

Active 1