Komandant Qeti: Nëse përsëritet historia, fëmijët tonë do t’i bartin sërish tri shkronjat e arta të UÇK-së

Ish-luftëtari i lirisë nga Mitrovica, Shefqet Begu, i njohur me nofkën Komandant Qeti përmes një statusi në Facebook ka theksuar se nëse përsëritet historia, fëmijët tonë do t’i bartin sërish tri shkronjat e arta të UÇK-së, shkruan “Mitropol”.
Qeti ka thënë se vet ai këto tri shkronja të arta i ka ngjitur në trup me dinjitet dhe zemër të pastër duke iu bashkuar shokëve të idealit për lirinë e Kosovës e duke e ditur se po shkojnë por jo se edhe a do të kthehen pas.
Postimi i plotë:
Pleqtë kanë thënë se historia përsëritet. Unë këto tri shkronja të arta i ngjita në trup me dinjitet dhe me zemër të pastërt dhe iu bashkova shokëve të idealit per lirinë e Kosovës, duke e ditur se po shkojmë por se a do të kthehemi nuk e kemi ditur kurrë.
Po edhe në qoftë se përsëritet historia, përsëri do të jenë fëmijët tanë që do t’i venë këto tri shkronja të arta të UÇK-së.
Liria ka ni emër, UÇK.








