Dita e Kushtetutës, Abdixhiku përmend pesë ministrat e Kurtit si shkelësit e konfirmuar të Kushtetutës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot në Ditën e Kushtetutës, duhet kujtuar shkelësit e saj, që janë të konfirmuar, e të tjerë janë në pritje.
Ai ka përmendur pesë ministrat e Qeverisë Kurti 2 që sipas tij janë shkelësit e konfirmuar të Kushtetutës.
“Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje. Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?”, ka shkruar Abdixhiku.
Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mire, ka shtuar më tutje Abdixhiku.








