Active 2
02LAJME

Dalin 10 minatorë, 30 të tjerë ende të ngujuar nga ora 03:00 e mëngjesit

Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar, si pasojë e prishjes së një elevatori i cili ua mundëson atyre hyrjen dhe daljen nga miniera.

Një familjar i njërit prej minatorëve, ka treguar se bëhet fjalë për ndërrimin e tretë i cili ka mbetur i bllokuar nga ora 3:00 e mëngjesit.

Dukato 1

“Prej orës 3:00 të mëngjesit ndërrimi i tretë që e ka pasur ta kryejë orarin e punës dhe të shkojë në shtëpi, kanë mbetur të bllokuar në horizontin e 9-të për shkak se është prishur lifti. Familjarët janë bërë merak për më të dashurit e tyre dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes”.

“Me siguri janë të uritur sepse kur kanë shkuar në punë, e kanë pasur me vete vetëm ushqimin që e kanë sjellë nga shtëpia. Madje disa prej tyre janë edhe duke agjëruar. Njëri prej tyre ka arritur të dalë, por pas 1 ore e 20 minutash”, tha ai.

Mirëpo nga 40 punëtorët e ngujuar, 10 prej tyre tashmë kanë arritur të dalin nga horizonti 11 që është 900 metra nën tokë.

Kështu ka deklaruar Ibrahim Jonuzi – kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës

“Rreth 30 minatorë janë ende të ngujuar në horizontin 11, 10 prej tyre tashmë kanë dal përmes daljes nga shkallët emergjente, është një punë e vështirë për të nxjerrë të tjerët”, ka thënë Jonuzi.

Më tutje Jonuzi ka thënë se 30 punëtorët e ngujuar pritet të ndalin për rreth 15-20 minuta.

“30 personat e ngujuar pritet të ndalin për rreth për 15-20 minuta” ka thënë më tutje Jonuzi.

Premium Store