Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Xhamia e Cerajës, “heroina” e veriut

Para ca ditësh është bërë përurimi i xhamisë në fshatin Cerajë në Leposaviq, event ky ku morën pjesë i pari i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim ef. Tërnava së bashku me kryetarin e KBI në Mitrovicë, Enis ef.Rama, sekretari i KBI, Jetish ef. Berisha dhe hoxhallarë të tjerë nga Mitrovica dhe BIK, shkruan “Mitropol”.

Në ndërtimin e këtij objekti fetar kanë kontribuar donatorë të ndryshëm, ndërkaq banorët e asaj zone janë shprehur të kënaqur dhe e kanë konsideruar veprimin kombëtar e patriotik.

Weelnes

Arsyeja pse ndërtimi i kësaj xhamie është konsideruar veprim patriotik është fakti se tash kjo xhami po cilësohet si ‘heroina’ e veriut të Mitrovicës dhe Kosovës, hapësirë kjo e banuar kryesisht me serbë.

Me disa ndërhyrje të vogla, xhamia e cila do shfrytëzohet nga banorët e Cerajës, Koshtovës e Bistricës do jetë e gatshme për namazin e parë të Fitër Bajramit, pasi deri tash baborët e këtyre fshatrave faleshin në xhamitë e fshatrave Dedi ose Vllahi./Mitropol/

Dukato 1