Të gjithë minatorët që u bllokuan në minierë ishin agjerueshëm dhe nuk e prishën Ramazanin

Dje rreth orës 12:00 u kuptua se një grup prej mbi 40 minatorësh kishin mbetur të ngujuar në minierë, 900 metra nën tokë si rrjedhojë e një defekti në ashensor, shkruan “Mitropol”.

Për fat të mirë, që të gjithë dolën nga aty shëndosh e mirë pas rreth 15 orësh nëntokë.
Ngujimi kaq i gjatë, nuk e pengoi asnjërin nga ata që ta vazhdonin agjërimin, ani pse në dalje disa nga ta deklaruan se po i digjte fyti por se nuk e kishin problem.

Ata treguan se në syfyr kishin ca ushqim me vete, dhe vazhduan të agjëronin sikurse ditëve të tjera, sikur të mos kishte ndodhur asgjë./Mitropol/









