Muja pa turp vazhdon lojën e fjalëve edhe pasi Kurti pranoi Asociacionin: Vetëmenaxhimi nuk është vetëqeverisje

Armend Muja, deputet nga radhët e VV-së, ka komentuar marrëveshjen e fundit të rënë dakord ndërmjet Kosovës e Serbisë në Ohër.
Duke tentuar t’ia zbehë rëndësinë, Muja ka thënë për Tëvë1, se vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje, e lëre diçka më shumë “Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje e lëre më diçka më shumë. Vetëmenaxhimi do të thoja fokusohet më shumë tek procesi se sa tek etniteti dhe territorialiteti i gjërave siç ka qenë në vitin 2013. Projekti i diskutuar thellësisht që nga viti 2016-2020 e mjerisht i dakorduar edhe brenda vendit tonë merr fund.”, ka thënë Muja.
Ai më tej ka shtuar se për disa elemëntë të vetëmenaxhimit, Kosova është pajtuar që në vitin 2018 dhe janë elementë që kanë dalë nga Pako e Ahtisarit.








