Medi
KOSOVËLAJME

Video nga lufta: Aksion i madh i Kadri Veselit për të shpëtuar të plagosurit dhe civilët në fshatrat e Drenicës

Gazmend Elshani ka publikuar pamje të rralla nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe angazhimit të pjesëtarëve të kësaj ushtrie më 8 prill të vitit 1999 në Baicë, Zonë Operative e Drenicës.

Në këtë datë kishte filluar ofensiva e forcave të armikut në drejtim të lagjeve të fshatit Baicë dhe fshatrave përreth, gjë që kishte detyruar civilët të nisen në drejtim të “grykës së Ramadanëve” për të shpëtuar.

Dukato 1

Ai ka folur edhe për angazhimin e Kadri Veselit, i cili shihet edhe në pamje, si dhe kontaktin e tij me NATO-n, të cilët i ndihmuan në momentin kur ishin bllokuar në mal dhe po bombardoheshin nga forcat e armikut.

Elshani ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së ishin pozicionuar përreth malit, ndërsa disa prej tyre ishin angazhuar për të ndihmuar të plagosurit nga sulmet.

“Nga granatimet në një afersi me neve u vranë disa civil dhe mbetën të plagosur disa tjerë. Tensioni rritej tek të gjithë ne, pasi siç dukej rrugëdalja ishte e vështirë. Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kishin një telefon satelitor si duket kontaktuan me dikë nga NATO. Ata than se pritet shpejtë të vijnë avion të NATO-s ti bombardonë forcat armike rreth neve, ishte lajmë i pabesuar, për të gjithë, edhe unë mendova që vetëm po na japin shpresë. Por të gjithë prisnin dhe luteshin që ky lajmë të jetë i vërtet. Ashtu edhe ndodhi, pas 20-30 min, erdhën dy avion të NATO-s, dhe filluan ti bombardojnë caqet serbe në Orllat, Abri, Likovc dhe Terdevc. Shumë shpejt forcat armike u shpartalluan, dhjetra ushtar të armikut me automjetet e tyre mbeten të vdekur vetëm në Terdevc, por sigurisht humbjet e tyre ishin të mëdha edhe në Orllat dhe Abri e Likovc”, ka deklaruar Elshani.

VIDEOT: 

Active