Vozitësit nuk ‘marrin mësim’, policia shqipton denime dhe bllokon rrotat e automjeteve të parkuara gabim

Parkimi i veturave vend e pa vend vazhdon të mbetet ndër problemet e pashmangshme në komunikacion, e për të cilin edhe ankesat janë të shumta.
Angazhimi i policisë drejt marrjes së masave ndaj veprimeve të tilla duket se po vazhdon tash e disa ditë, shkruan ‘Mitropol’.
Gjatë ditës së sotme në pjesë të ndryshme të qytetit të Mitrovicës, janë parë policët të cilët kanë shqiptuar gjoba ndaj drejtuesve të automjeve të cilat janë parkuar në vende të gabuara.
Përveç shqiptimit të gjobave, shumë veturave të parkuara gabim policia edhe ua ka bllokuar rrotat./Mitropol/








