
Sot ka përfunduar shtrimi i tri trotuareve me gjatësi 1500m, në Stanoc të epërm.
Banorët e fshatit u vizituan edhe nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili u bëri të ditur se projekti ka qenë i realizuar nga buxheti komunal, shkruan ‘Mitropol’.
Tutje kryetari i njoftoi banorët se do të ketë edhe projekte të tjera për këtë fshat./Mitropol/








