Aurora Group
KOSOVËLAJME

Zyra e BE-së në Kosovë dënon incidentin në Veri, ku u plagos një qytetar serb

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas plagosjes së qytetarit serb në komunën e Zveçanit mbrëmë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Twitter, BE dënon incidentin, teksa përmendin edhe dyshimet për përfshirjen e mundshme të një zyrtari policor.

Active

“BE në Kosovë dënon incidentin e sigurisë, ku një serb i Kosovës është qëlluar dhe plagosur mbrëmë afër pikëkaklimit kufitar të Policisë së Kosovës në urën e Bistricës në komunën e Zveçanit”, thuhet në reagimin e lëshuar. Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë suspenduar katër zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Fillimisht Policia e Kosovës kishte mohuar përfshirjen e Policisë në të shtëna me armë në veri të hënën mbrëma.

Por më pas, përmes një njoftimi është bërë se ditur se pas hetimeve është konstatuar se një zyrtar policor mund të jetë përfshirë në rastin, ndërsa ka njoftuar për suspendimin e katër zyrtarëve.

Active