Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti mburret me pakon mbështetëse: Më e madhja në rajon, sipas Bankës Botërore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mburrur me raportin e Bankës Botërore, i cili rendit Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, për pakon mbështetëse.

“Për qytetarët e Republikës. Për Republikën e qytetarëve. Raporti i Bankës Botërore rendit Kosovën të parën në rajon me pakon më të madhe mbështetëse në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike” ka shkruar Kurti.

Active 1

Ai ka publikuar edhe statistikat, ku përqindja e GDP-së për Kosovën është 4.3, në masat mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë.

E dyta në këtë renditje është Bosnja dhe Hercegovina me 3.7%, pastaj Maqedonia e Veriut (2.8%), Shqipëria(1.9%) dhe Mali i Zi (1.2%).

Dukato 1