Aurora Group
KOSOVËLAJME

Zonjës Bukurije i mungon furnizimi me ujë, ‘Islamic Relief’ bën thirrje që të ndihmohet për hapjen e një bunari

 

Ani se tashmë standardet e jetës në aspekte të ndryshme kanë arritur kulmin, në disa zona të Kosovës ka ende banorë të cilët përballen me mungesë të kushteve elementare.

Active

Bukurija është zonja nga Malisheva, e cila kurrë nuk ka pasur ujë në shtëpi dhe vazhdimisht bartë ujin nga fqinjët e saj, shkruan ‘Mitropol’.

Në mungesë të kushteve financiare, Bukurija dhe familja e saj 5 anëtarëshe nuk kanë as banjo të rregulluar brenda shtëpisë së tyre.

Në mënyrë që tu dilet në ndihmë kësaj familje, koordinatori i organizatës ‘Islamic Relief’, Liridon Kurti bënë thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për hapjen e një bunari për këtë familje.

Numri kontaktues: +383 49 577 136

Active