
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza sot ka pritur në takim përfaqësues nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro – Gjermane, në krye me kryetarin Nazmi Viqa.
Në kuadër të këtij takimi kryetari Hamza, ndau mirënjohje për Unionin e Bizneseve Shqiptaro- Gjermane në shenjë falënderimi për vullnetin dhe kontributin e dhënë gjatë përballjes me vërshimet në Komunën e Mitrovicës, shkruan ‘Mitropol’.
Përfaqësuesit e kësaj organizate shprehën falenderim dhe gatshishmëri për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve./Mitropol/








