Dukato 2
KOSOVËLAJME

Sveçla njofton se janë identifikuar personat që e sulmuan Valon Sylën, pritet arrestimi i tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Ai e ka dënuar sulmin ndaj Sylës, derisa ka shtuar se kryesit e këtij akti do të sillen shumë shpejt para drejtësisë.

Dukato 1

“Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë. Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme”, ka shkruar Sveçla.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.

Active