Aurora Group
KOSOVËLAJME

I riu nga Kosova, Jon Musliu pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Jon Musliu është një i ri nga Kosova i cili tashmë është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së – US Air Force Academy.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Atomi, institut ky në të cilin Joni ishte i angazhuar, shkruan “Mitropol”.

Medi

Duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmen, Instituti ATOMI ka shkruar se ky sukses që ka arritur Joni para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij. Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme.

Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore. Akademia është e njohur për programet e saj rigoroze akademike dhe ka një mision unik pasi ofron një edukim të specializuar për oficerët e ardhshëm të Forcave Ajrore. Kjo akademi është një nga institucionet më prestigjioze dhe më të njohura të këtij lloji në botë./Mitropol/

Premium Store