Po kontrabandonte birra “Tuborg” në arka “Zajqevsko” – Policia e Kosovës arreston një serb

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb që kontrabandonte birra “Tuborg” në arka “Zajqevsko”.
Këtë e konfirmoi vet institucioni në fjalë përmes një komunikate dërguar mediave.
Veç birrave e arkave, i dyshuari kishte me vete edhe 2550 zogj (shpezë) të vegjël, ndërsa bëhet e ditur se për kontrabandë shfrytëzoi rrugë ilegale malore.
“Sot më 13.04.2023 Njesitë policore të kësaj task force kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konquli-Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës, ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar m/serb, me iniciale( J.J), nga një fashat i komunës së Ranillug-ut”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.








