Medi
02KOSOVËLAJME

“Rrymën pa pare, në krah të qytetarëve të Kosovës”, Policia sekuestron 174 makina kriptovalutash në veri

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se Policia e Kosovës ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin Potok.

Ajo theksoi se ky aktivitet i paligjshëm është i nxitur nga mospagesa e faturave të energjisë e cila është edhe arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, shkruan “Mitropol”.

Aurora Group

“Mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme. Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.”, shkroi ajo.

Rizvanolli ka kërkuar që ashtu siç Kosova i ka përmbushur të gjitha angazhimet e saj, edhe Serbia ta bëjë një gjë të tillë urgjentisht.

“Ne i përmbushëm të gjitha angazhimet tona. Koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht!”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter./Mitropol/

Koha