Premium Store
KOSOVËLAJME

Syla: Hajde fanatikëve islamik, po çka po i pengon Nexh Spahisë humori dhe barcoleta

created by Polish

Gazetari Valon Syla, ka shkruar përsëri në rrjetin social Facebook, rreth reagimeve të ndryshme ndaj ironive që ai përdor në profilin e tij.

Ai tash ka reaguar ndaj Nexhmedin Spahiut, për të cilin ka pyetur se ‘çka po i pengon humori dhe barcoleta’.

Dukato 1

“Hajde fanatikëve islamik, por çka po i pengon Nexh Spahisë humori dhe barcoleta? ‘Humori dhe e keshmja e mbyt frikën dhe pa frikë nuk mundet me pasë fe’. Kështu shkruan Umberto Eco, te romani Emri i Trëndafilit”, ka shkruar Syla në Facebook.

Kujtojmë se ditë më parë, gazetari në fjalë është sulmuar nga tre persona, të cilët ai i ka cilësuar “fanatikë islamik”, pas ironive që Syla kishte përdorur në postimet e tij në Facebook ndaj hoxhallarëve, profetëve dhe fesë Islame.

Weelnes