
Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes në veri.
Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se tri makina tjera janë djegur sot herët në mëngjes në veri të vendit.
“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes”, ka shkruar Vela.
Vela ka thënë tutje se strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
“Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.








