
Artisti i njohur, dikur deputet në Parlamentin e Kosovës, Labinot Tahiri, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për vendosjen e reciprocitetit për targa, shkruan Mitropol.
Tahiri, përmes një postimi në facebook e ka përgëzuar Kurtin për vendimin e marrë.
“Albin pirolla të qoftë bablok”, ka shkruar Tahiri.
Tutje Labinot Tahiri ka shtuar se vendimi i qeverisë për reciprocitetin në targa nuk ka të bëjë me fushatën parazgjedhore.
Postimi i plotë:
Mirëdita shqiptarë!
PIROLLA TË QOFTË BABLOK!
ERIFI – ALBIN KURTI,
Ua vendosi targat me RKS, Zoranit e Draganit👏👏👏
PO I SHOH DO QË PO THONË PËR RECIPROCITETIN-kinse qeveria po bën fushatë,
Nuk është fushatë, se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta realizojë, veq kush rren!
Në tabela, nuk po shkruan; PDK, LDK, AAK, apo VV, por; po shkruan RKS!
Qysh me i than fushatë kësaj pune?!
Sot Albin Kurti, bëri diqka supër të mirë për Kosovën, duartrokiteni, se është vendim për Kosovën dhe nuk ka të bëjë me fushatë, dhe as lehtë nuk do ta ketë , se tani veq fillojnë presionet sikurse me Ramushin për taksën….! Apo keni harruar kur qonte selame BE-ja…!
“Nëse edhe sot paskemi fushatë me qeverinë aktuale, atëherë të gjitha qeveritë e kaluara paskan bërë fushatë”
Kryeministër, vendim tepër me vend.
Edhe ata duhet me u GËRRBAVË😜, sikurse ne afro 10 vite!
Tani ata i ndrrojnë ato tabelat e NISHIT me të RKS-së.🤒
Pirolla të qoftë Bablok👏😉
Njerëz, kur ka të bëjê diqka me Kosovën, unë ngjyrat i shoh qysh janë, e jo të kunderta vetem pse nuk jam ndoshta i së njejtës parti sot apo nesër.
Ditën e mirë.
Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë🖐🏻❤️







