Medi
02LAJME

Komuna e Mitrovicës pastron fushën sportive në Lagjen e Boshnjakëve në veri

Komuna e Mitrovicës së Jugut, respektivisht Drejtoria e Ambientit ka bërë pastrimin e fushës sportive buzë Ibrit në Lagjen e Boshnjakëve në bashkëpunim me KRM “Uniteti”, shkruan “Mitropol”.

Fusha u pastrua nga balta e cila mbeti aty qysh nga vërshimet, me kërkesën e banorëve, pasi Komuna e Mitrovicës së Veriut as që u mor me këtë problem të banorëve shqiptarë atje.

Medi

Veç fushës, kjo drejtori javë më parë largoi edhe disa kamionë me mbeturina që ishin grumbulluar aty pranë pas vërshimeve.

Lajmin e bëri të ditur drejtori Egzon Sadiku.

Postimi i plotë:

Koha