Veriu po boshatiset nga shqiptarët dhe po mbushet me serbë – A po kthehet Mitrovica në “Jerusalem” të Serbisë?

Veriu i qytetit të Mitrovicës çdo ditë e më shumë po boshatiset nga shqiptarët e asaj zone, shkruan “Mitropol”.
Banorët shqiptarë po i shesin pronat e tyre dhe krejt kjo si pasojë e pasigurisë dhe vështirësive në jetesë që i kanë atje dhe në mungesë të kujdesit institucional nga Qeveria e Kosovës.
E këtë dukuri po e shfrytëzojnë serbët në maksimum. Zona po popullohet nga pala serbe e cila po merr banesa të financuara nga Beogradi.
Në fotot e mëposhtme shihen banesat serbe të ndërtuara në Veri për serbët e ardhur./Mitropol/










