Active 2
02KOSOVËLAJME

Në Natën e Kadrit përurohen 24 shtëpitë e renovuara nga BIK dhe “Bereqeti” pas dëmeve nga vërshimet në Mitrovicë

Në vigjilje të natës së Kadrit, Bashkësia Islame e Kosovës, së bashku me shoqatën Bereqeti, përuruan 24 shtëpi të renovuara të cilat u dëmtuan nga vërshimet e këtij viti.

Në përurim të këtyre shtëpive morrën pjesë kryetari i KBI Mitrovicë, Enis ef. Rama me bashkëpunëtorë, nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, dhe drejtori i shoqatës Bereqeti, Behxhet Ajvazi.

Medi

Kryetari i KBI Mitrovicë, Enis ef. Rama ndër të tjera tha se kontributi i xhematit në qytetet e Kosovës në ditën e xhuma, sot është përkthyer në ndihmë qytetarëve, renovim të këtyre shtëpive, andaj falenderoi xhematin për përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi falënderim dhe mirënjohje për punën e kordinatorëve të Bereqetit në Mitrovicë, Cena Bala dhe Armend Haxhiu, në realizimin e këtij projekti.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri vlerësoi lartë kontributin e qytetarëve nën organizimin e Bashkësisë Islame dhe hoxhallarëve të qytetit ku 24 shtëpi janë bërë prapë të banueshme.

Gjersa drejtori i shoqatës “Bereqeti”, Behxhet Ajvazi, tha se është kënaqësi që Bashkësia Islame së bashku me xhematin iu janë gjendur pranë qytetarëve, duke bërë një punë të shkëlqyer./Mitropol/

Active