
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se është bërë mirë që nuk është shqyrtuar mundësia për të shtyrë sërish zgjedhjet në veri.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet që më 23 prill të mbahen zgjedhjet demokratike ku qytetarët do të votojnë për të zgjedhur ata që do të drejtojnë komunat e tyre”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.
Deputetja e shumicës thotë se sigurisht se do të ketë shtim të masave të sigurisë.
“Paralajmërimet e Serbisë se do ta pengojnë dhe pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve janë vetëm propagandë e tyre, por nuk besoj se do të guxojnë ta bëjnë këtë veprim me datën 23 prill”, tha ajo.
Kryeziu-Hyseni thotë se Lista Serbë është urdhëruar nga Vuçiqi për të mos marrë pjesë në zgjedhje.








