Medi
02LAJME

Stafi mjekësorë i QKMF-së në Mitrovicë, kryen vizitat mjekësore në gjimnazin “Frang Bardhi”

Tash e disa ditë në shkollat e mesme të qytetit të Mitrovicës janë kryer vizitat sistematike mjekësore, shkruan ‘Mitropol’.

Së fundmi, stafi mjekësorë i QKMF “Dr.Nexhat Çuni” ka kryer kontrollet e nxënësve të shkollës së mesme “Frang Bardhi”.

Active 1

Në njoftimin e shkollës është bërë e ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë shqetësim dhe se çdo gjë ka shkuar siç duhet.

Njoftimi i plotë:

Në gjimnazin “Frang Bardhi” po realizohet projekti i Drejtorisë për Shëndetësi ” Vizitat sistematike mjekësore të nxënësve të shkollave fillore e të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Mitrovicës “

Ekipi mjekësor i QKMF-së i përbërë nga mjeku   familjar, infermieri, stomatologu, asistenti i stomatologut dhe laboranti po bëjnë përcaktimin e 35 parametrave vitalë dhe shëndetësorë me qëllim të monitorimit dhe vlerësimit tē shëndetit, rritjes dhe zhvillimit  të nxënësve.

Deri më tani çdo gjë është duke shkuar sipas planifikimit. Vlerësojmë sjelljen dhe disiplinën e treguar nga nxënësit, bashkëpunimin e mirë nga ana e mësimdhënësve dhe punën e shkëlqyer dhe profesionale të personelit shëndetësorë.

Active