
Humbja e kontrollit nga konsumimi i alkoolit, shpeshherë çon individët në përfshirje të problemeve të ndryshme.
Së fundmi, një person nën ndikimin e alkoolit në Leposaviq, i është kanosur të bijës së tij, shkruan ‘Mitropol’.
Atë e ka denoncuar në polici bashkëshortja e tij.
Rasti është iniciuar si ‘Kanosje dhe dhunë në familje’ dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Mitropol/







