Dukato 2
KOSOVËLAJME

Konjufca i tërheq vërejtjen deputetëve “dembelë” : S’meritoni me vazhdu…!

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka kritikuar deputetët që po vazhdojnë të vonohen në seanca.

Active 1

“Qysh pe shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë nuk mendojë se kjo legjislaturë duhet me vazhdu”, ka thënë ai.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagim i shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri: “Emrat kryetar, emrat…”, dëgjohet ai.
Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës në rend të ditës ka 36 pika.

Ndër pikat është votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës; Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës; Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje; përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të BQK-së; propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit, Bekim Arifi etj.

Koha