Active 2
02LAJME

Vendosen kontejnerët për zgjedhjet në veri

 

Në stacionet policore në veri të Mitrovicës ka nisur vendosja e kontejnerëve të cilët do të përdoren si vendvotime për procesin zgjedhor i cili do të zhvillohet këtë të diel.

Weelnes

KALLXO.com mëson se nga dje është bërë bartja e këtyre kontejnerëve për në komunat me shumicë serbe, ndërsa të njëjtat sot janë vendosur nëpër stacione policore.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Listës Serbe.

Arsyetimi i Listës Serbe se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar, kur kryetarët e këtyre komunave që qeveriseshin nga Lista Serbe braktisen institucionet e Kosovë për shkak vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Këto zgjedhje u caktuan më 18 dhjetor 2022, mirëpo mbarëvajtja e tyre qe e pamundur për shkak të përshkallëzimit të situatës më 10 dhjetor2022, datë në të cilën u arrestua ish-polici Dejan Pantiq, nën dyshimet se kishte marrë pjesë në një sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të veriut.

Veriu kohëve të fundit ka qenë cak i disa incidenteve ku janë djegur disa vetura të cilat mbanin regjistrimin me tabela të Republikës së Kosovës.

Dukato 1