FBK e ashpër me KB Trepçën, mbi 5 mijë euro dënime për shkak të incidentit me ish basketbollistin Koljeviç

KB Trepça e ka pësuar keq me denime nga ana e Komisionit të Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, për shkak të incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit me ish basketbollistin Ivan Koljeviç, shkruan Mitropol.
Portali AsistiOnline, ka siguruar vendimet e FBK, vendime nga të cilat klubi mitrovicas u dënua mjaftë shumë.
Këto vendime janë marrë pasi janë dëgjuar të gjithë akterët dhe janë shqyrtuar edhe videoinqizimet.
Në bazë të vendimeve:
KB Trepça në total dënohet me 6300 euro
Drilon Hajrizi dënohet me 600 euro dhe 1 ndeshje moslojë
Valdrin Haxhiu dënohet me 600 euro dhe 1 ndeshje moslojë
Burim Zekiqi dënohet me 600 euro dhe 1 ndeshje moslojë
Bujar Istrefi dënohet me ndalesë të përjetshme në kryerje të detyrës në të gjitha postet në KB TREPÇA.
Se a do të ketë reagime nga KB TREPÇA për këto dënime mbetet të shihet. /Mitropol/







