Premium Store
KOSOVËLAJME

Kërcënimi me bombë në Aeroport del të jetë sërish alarm i rremë

Kërcënimi me bombë në ANP, ka rezultuar të jetë sërish alarm i rremë. Kështu kanë bërë të ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e ANP-së Valentina Gara, ka thënë se ANP është i hapur dhe se fluturimet po realizohen si zakonisht.

Active 1

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka thënë Gara.

Weelnes