
KRM “Uniteti” dje ka kryer pastrimin e lagjes Tjegullore nga balta që kishte kapluar lagjen qysh prej vërshimeve të fundit, shkruan “Mitropol”.
“Uniteti” thotë se vazhdon me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit të Mitrovicës, duke bërë larjen dhe fshirjen e rrugëve dhe trotuareve në pjesë të ndryshme të qytetit.
Të bashkangjitur keni edhe disa fotografi nga aktiviteti i ditës së djeshme në lagjen Tjegullorja.







