Edhe gjinia femërore do të mund të falin namazin e Fitër Bajramit nesër në palestrën ‘Minatori’

Mbrëmjen e djeshme KBI doli me njoftim se në cilat vende të qytetit të Mitrovicës do realizohet falja e namazit të Fitër Bajramit, shkruan ‘Mitropol’.
KBI bëri të ditur se namazi i Fitër Bajramit do të falet në të gjitha xhamitë e territorit të Mitrovicës, poashtu edhe në palestrën “Minatori”.
Ky njoftim ka vlejtur vetëm për gjininë mashkullore, ndërkaq hoxhë Rexhep Lushta disa minuta më parë njoftoi se pas disa kërkesave, në hapësirën e palestrës ‘Minatori’ është ndarë një hapësirë për faljen e namazit edhe nga gjinia femërore./Mitropol/







