Hoxhallarët Enis Rama, Rexhep Lushta dhe Faruk Sinani mblidhen për të diskutuar rreth përgatitjeve të festës së Fitër Bajramit

Ditën e nesërme, me datë 21 prill nga gjithë besimtarët myslimanë do festohet festa e Fitër Bajramit, shkruan ‘Mitropol’.
Kryetari i KBI, hoxhë Enis Rama, kryeimami Rexhep Lushta dhe drejtori i Departamentit për të Rinj, Dr. Faruk Sinani, janë mbledhur për të diskutuar rreth përgatitjeve për faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Falja e namazit të Fitër Bajramit do realizohet në të gjitha xhamitë e territorit të Mitrovicës si dhe në palestrën ‘Minatori’.
Si për gjininë mashkullore ashtu edhe për atë femërore është ndarë hapësira në palestrën ‘Minatori’ për faljen e namazit të Fitër Bajramit./Mitropol/







